Një grua nga Podujeva ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person i dyshuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Më 06.10.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.