Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua dyshohet se ka kanosur e më pas sulmuar fizikisht një police brenda stacionit policor.
Si pasojë e këtij sulmi zyrtarja policore është lënduar dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Rr. Brigada 161, Ferizaj 20.03.2026-01:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kanosur dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtaren policor brenda stacionit policor. Gjatë futjes nën kontroll zyrtarja ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.