Një gruaje i amputohet këmba në aeroport, i ngeci në shkallët lëvizëse

Drejtori i aeroportit tha se aeroporti do të ishte plotësisht përgjegjës për shpenzimet mjekësore të gruas 57-vjeçare dhe do të ishte i hapur për negociata në lidhje me kompensimet e tjera

Një gruaje i është amputuar këmba në një aeroport në Tajlandë, pasi e njëjta ngeci në shkallët lëvizëse, të enjten.

Pasagjerja 57-vjeçare tajlandeze do të hipte në një fluturim në mëngjes nga aeroporti Don Mueang i Bangkok për në provincën Nakhon Si Thammarat, kur ngeci te vendkalimi në Terminalin 2.

Siç raporton “The Guardian“, një ekip mjekësor atje përfundimisht iu desh të hiqte këmbën e saj të majtë nga sipër gjurit, sipas zyrtarëve të aeroportit.

“Në emër të aeroportit ndërkombëtar ‘Don Mueang’, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella në lidhje me aksidentin”, tha drejtori i aeroportit, Karun Thanakuljeerapat, në një konferencë shtypi. “Unë do të doja të insistoja se ne do të sigurojmë që asnjë aksident i tillë të mos ndodhë përsëri.”

Ai tha se aeroporti do të ishte plotësisht përgjegjës për shpenzimet mjekësore të gruas dhe do të ishte i hapur për negociata në lidhje me kompensimet e tjera.

Ekipi mjekësor në spital e informoi Karunin se nuk mund t’ia vendosnin përsëri këmbën, por viktima kishte kërkuar që të transferohej në një spital tjetër për të vlerësuar mundësinë, tha ai.

Imazhet e shpërndara në internet treguan pjesën e poshtme të këmbës së gruas të bllokuar nën rripin në fund të vendkalimit, ndërsa ajo ndihmohej nga stafi i aeroportit.

Karun tha se vendkalimet në aeroport kontrolloheshin çdo ditë, me një inspektim shtesë mujor. Ai tha se vendkalimi ishte mbyllur dhe një ekip inxhinierësh po e inspektonin atë për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika