Një grup deputetësh nga Kosova takohen me presidentin Erdogan

“Turqia do të vazhdojë të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti turk gjatë takimit me një grup deputetësh nga Kuvendi i Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim një grup të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se presidenti turk gjatë takimit u ka premtuar se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovës në të gjitha fushat.

“Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore”, ka shkruar Lushtaku.

“Turqia do të vazhdojë të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e Erdoganit, shkruan më tej deputeti Lushtaku.

Ai ka theksuar se Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

“Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdogan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika