Një grup veprimtarësh shqiptarë bëjnë thirrje për bashkëpunim kombëtar për interesa strategjike

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti

Një grup veprimtarësh të pavarur dhe apartiakë nga trojet shqiptare dhe nga diaspora i janë drejtuar me një letër të hapur udhëheqësve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi, duke iu kërkuar të ndërmerren veprime të koordinuara për t’i adresuar sfidat e reja politike e ekonomike që po e prekin rajonin. 

Në letër është propozuar krijmi i një platforme të përbashkët kombëtare, ku përfaqësues legjitimë nga të gjitha viset shqiptare duhet të identifikojnë interesat dhe prioritetet strategjike, duke ndërtuar një qasje të unifikuar për t’iu përgjigjur sfidave globale. Ata theksojnë rëndësinë e prezantimit të këtyre qëndrimeve dhe prioriteteve në mënyrë proaktive para administratës së re amerikane, me qëllim përfaqësimin e interesave shqiptare në rendin e ri global.

“Konfliktet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, forcimi i shteteve BRICS, tensionet në skenën politike të Bashkimit Evropian, sidomos në Gjermani dhe Francë, si dhe rivaliteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, po e ndryshojnë me shpejtësi rendin gjeopolitik global. Kthimi i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të intensifikojë këto dinamika, duke sjellë ndryshime të thella në mënyrën se si ndërveprojnë shtetet dhe institucionet ndërkombëtare. Ky kontekst i ri ka pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin politik dhe zhvillimin në Evropën Juglindore, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Përballë këtyre sfidave, është thelbësore që përfaqësuesit shqiptarë nga këto troje të zhvillojnë një strategji të përbashkët për të mbrojtur dhe avancuar interesat kombëtare. Në këtë frymë: Propozojmë krijimin e një platforme të përbashkët kombëtare, të përbërë nga përfaqësues legjitimë nga të gjitha trojet shqiptare, e cila do të identifikojë interesat dhe prioritetet strategjike shqiptare, duke ndërtuar një qasje koherente dhe të unifikuar për t’iu përgjigjur sfidave globale; Ju ftojmë që këto qëndrime dhe prioritete t’i prezentoni në mënyrë proaktive para administratës së re amerikane, përfshirë Presidentin Trump, duke siguruar që zëri dhe interesat tona të jenë të përfaqësuara denjësisht në këtë rend të ri global”, thuhet në letër. 

Letra është nënshkruar nga 15 veptimtarë shqiptarë. Ana Cenaj (avokate në SHBA), Albulenë Halili (profesoreshë universitare në Maqedoni të Veriut), Besir Bajrami (publicist në Maqedoni të Veriut), Blerim Rexha (profesor universitar në Kosovë), Bleron Baraliu (veprimtar në SHBA), Daut Dauti (historian/shkrimtar në Britani të Madhe), Eglantina Kica (stomatologe në SHBA), Esat Gjonbalaj (veprimtar në SHBA), Jusuf Thaqi (ekspert i arsimit në Kosovë), Kujtim Dobruna (ekonomist në Zvicër), Leart Ajvazaj (matematikan në Kosovë), Lindita Komani (shkrimtare/studiuese në Shqipëri), Shaqir Gjokaj (veprimtar në SHBA), Uk Lushi (investitor në SHBA). 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika