Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël–Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur për Dukagjinin se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Sipas tij, rreth orës 13:30 policia është njoftuar për aksidentin, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë e trafikut për kontroll të autostradës.
“Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe si pasojë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka deklaruar Krasniqi.