Një i mitur arrestohet në Lipjan pasi sulmoi me thikë dy të tjerë

Është arrestuar një i mitur, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me armë të ftohtë (thikë) dy të mitur të tjerë. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “Avdi Kelmendi”, në Lipjan

Foto ilustruese

Një i mitur është arrestuar në Lipjan pasi ka sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë pas një mosmarrëveshjeje.

Pas incidentit, të dy viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) në Prishtinë për tretman mjekësor.

I dyshuari, pas trajtimit mjekësor, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“VRASJE NË TENTATIVË – Rr. ‘Avdi Kelmendi’, Lipjan 08.02.2024, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë, për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit  mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika