Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë, arrestohen të dyshuarit

Raportohet për të shtëna me armë zjarrin nga dy të dyshuar (familjar në mes veti), ku njëri është plagosur dhe ka pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të shtunën në Suharekë.

Në raportin e policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta e 16 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar.

“Raportohet për të shtëna me armë zjarrin nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (familjar në mes veti), ku njëri është plagosur dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy pistoleta dhe 16 gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika