Një i vdekur dhe 842 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit një qytetar ka humbur betejën me COVID-19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 842 qytetarë

q

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të martën e 19 qershorit, ka njoftuar se nga 2 mijë e 69 testime 842 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 6 mijë e 418.

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, si masë preventive kundër përhapjes së virusit, po llogaritet marrja e dozës së katërt të vaksinës antiCovid. Këtë e ka rekomanduar Ministria e Shëndetësisë dhe e kanë përkrahur dhe profesionistët shëndetësorë, duke e konsideruar se mbyllja nuk është opsion.

Infektologu Ilir Tolaj, rekomandon që çdokush që ka vullnet, të vaksinohet me dozën e katërt.

“Autoritet botërore po rekomandojnë që të vaksinohen personat e grupmoshave të caktuara mbi 60 vjeç ose ato me sëmundje kronike edhe me dozën e katërt. Prandaj rekomandimi im është që çdokush që ka vullnet për ta shtuar imunitetin e vet, të vaksinohet edhe me dozën e katërt”.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika