Një i vdekur dhe një i lënduar nga vetaksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se nga ky aksident një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 04:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, deklaroi Ahmeti.

Ajo shtoi se rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i trafikut për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika