Një i vdekur e 4 të lënduar në aksidentin mes veturës dhe autobusit në rrugën Suharekë – Shtime

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Suharekë–Shtime, ku një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas raportit 24-orësh, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50, kur një veturë është përplasur frontal me një autobus. Dyshohet se shoferi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke kaluar në shiritin e kundërt dhe duke u përplasur me autobusin.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar ndalimin e shoferit të veturës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, ndërsa katër persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës duke u ndeshur frontalisht me autobusin. Tre nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës me lëndime të rënda është dërguar për trajtim në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që i dyshuari (drejtuesi i veturës) të ndalohet, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Aksident në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

Të fundit nga rubrika