Një person ka humbur jetën në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Rastin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Sipas tij, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e rastit.
Megjithëse dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e zjarrit, autoritetet kanë bërë të ditur se shkakudo të përcaktohet vetëm pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore.