Një kamion vetaksidentohet në “Qafë të Duhlës” (VIDEO)

Kamioni i dalë nga rruga





Një vetaksident rrugor ka ndodhur në rrugën që njihet si “Qafa e Duhlës” në komunën e Suharekës.

Në pamjet që ka siguruar Portali Dukagjini, shihet një automjet (kamion), i dalë nga rruga.

Aksidentin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një vetaksident.

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se nuk ka të lënduar teksa shtoi se ekipet relevante janë duke punuar që t’i tërheqin kamionët e vetaksidentuar nga rruga.

“Ka qenë vetakisdent, persona të lëndum nuk ka, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje që derisa të del një kompani tjetër me tërhjekë kamionin i cili ka rrëshqitë nga rruga”, ka thënë Gashi

Gashi theksoi, se njëri shirit i rrugës është i lirë për qarkullim, teksa tha se ekipet relevante janë duke punuar për ta rregulluar në plotni trafikun.





Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika