Një kosovari në Leposaviq, i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

Një person ka raportuar se është kërcënuar nga persona të panjohur, sipas tij për motive politike, të shtunën e 27 janarit në Leposaviq

Policia e Kosovës

Një person ka raportuar se është kërcënuar nga persona të panjohur, sipas tij për motive politike.

Rasti ka ndodhur të shtunën e 27 janarit në Leposaviq, ku në xhamin e veturës së viktimës janë shkruar fjalë kërcënuese në gjuhën serbe.

Viktima ka pohuar të ketë pasur thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti po hetohet nga njësitet policore.

“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika