Një market në Podujevë gjobitet me 2 mijë euro për mosvendosjen e flamurit të origjinës së produktit

Një market në Podujevë është dënuar me një gjobë prej 2,000 eurosh pasi inspektorët e tregut konstatuan mosvendosjen e flamurit të origjinës së produktit, një shkelje e ligjit për mbrojtjen e konsumatorit

Foto nga Komuna e Podujevës.

Komuna e Podujevës ka njoftuar se inspektorët e tregut kanë dënuar një market në qytet me një gjobë prej 2 mijë eurosh, për shkelje të ligjit në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit.

Gjoba ka ardhur si rezultat i kontrollit rutinor, gjatë të cilit u zbuluan dy shkelje kryesore.

Sipas njoftimit, inspektorët kanë konstatuar se marketi kishte mospërputhje të çmimit në raftë dhe arkë, çka është e ndaluar ligjërisht.

Për këtë shkelje, marketi është gjobitur me dy gjoba mandetore, me një shumë prej një mijë eurosh.

Gjithashtu, një shkelje tjetër e konstatuar ishte mosvendosja e flamurit të origjinës së produkteve në disa raste.

Kjo shkelje po ashtu përbën një shkelje të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, dhe marketi është gjobitur përsëri për këtë arsye.

Në përfundim, njoftimi thotë se Drejtoria e Inspeksionit inkurajon konsumatorët të vazhdojnë të raportojnë çdo shkelje të mundshme.

Në rastet kur konstatohen parregullsi, masa ndëshkuese do të merren në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika