Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vjehrrit me thikë

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit, E.B për vrasjen e vjehrrit të tij.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit E.B për shkak të veprës penale Vrasja e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.B andaj të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Të pandehurit E.B iu është caktuar masa e paraburgimit në harmoni me nenin të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e lidhur me nenin 185, 186, 187 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas njoftimit të gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se “i pandehuri E.D ka kryer vepren penale “Vrasja e rëndë”, në atë mënyrë që më 29 nëntor rreth orës 21:15, pas një mosmarrëveshje në mes të të pandehurit E.B dhe babait e vëllait të bashkëshortes së tij, ku kishin filluar përleshjen në mes vete, ku gjatë përleshjes fizike në mes tyre, me dashje që t’a privojë nga jeta, i pandehuri E.B e godet me armë të ftohtë – me thikë tani të ndjerin A.K”.

Ndryshe, të mërkurën e 29 nëntorit, policia njoftoi se në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, një person theri me thikë babanë e bashkëshortes.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, u bë e ditur se viktima nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në QKUK.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, thuhej në raport.

Po ashtu, policia kishe bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Më 1 dhjetor, E. B është vetëdorëzuar në polici.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika