Një muaj paraburgim ndaj të pandehurave për prostitucion

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të pandehurat B.K dhe A.P, të cilat janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mundësim dhe detyrim në prostitucion” të dënohen me një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën e 10 gushtit ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P.

Të pandehurat B.K dhe A.P kanë kryer veprën penale “Mundësim dhe detyrim në prostitucion”.

Nga neni 402 paragrafi 5 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës thuhet se epandehura A.P gjithashtu dyshohet përve veprën penale ‘Sulm’ ndaj personit zyrtar.

Masa e paraburgimit për të pandehurat caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

“Caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se nëse të pandehurat lihen në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës duke mos ju përgjigjur ftesave, po ashtu ekziston rreziku i ikjes së tyre, pasi që të njëjtat janë shtetase të huaja”, thuhet në njoftim.

Të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit kanë kundër këtij aktvendimi kanë palët e pakënaqura.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika