Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të dyshuarve pë korrupsion.
“Ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Dhënia e ryshfetit, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Dhënia e ryshfetit si dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., M.B-D., Sh.T., G.L., F.I., J.M. dhe B.D., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin, njofton Dukagjini.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.