Gjykata Themelore në Pejë ka bërë të ditur se ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M.N., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të dyshinimit ndaj një gruaje në Deçan.
Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur edhe kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, njofton Dukagjini.
Ndërkohë që vendimi është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria Themelore në Pejë.
“Paraburgimi ndaj të pandehurit llogaritet nga data e arrestimit, më 26 janar 2026, në ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt 2026, në ora 16:00” thuhet në njoftim.