Një muaj paraburgim për Top Kolshin i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Gjykata ka caktuar paraburgim njëmujor për Top Kolshin, i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

Ai u arrestua të martën pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë.

Ai ka pranuar se ka kryer vrasjen dhe fshehjen e kufomës së viktimës.

Trupi i Bajraktarit u gjet një ditë pas raportimit të zhdukjes, i groposur në një arë të mbjellë me misër në fshatin Baicë, mbuluar me dërrasa.

Prokuroria dhe Policia kanë theksuar se do të vazhdojnë veprimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të siguruar drejtësi për viktimën.

I dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit dërgohet në Gjykatë

Të fundit nga rubrika