Një muaj paraburgim shtetasit të Serbisë, i dyshuar se përgatitej për të kryer një vrasje

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë  për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarit, R.B., shtetas i Serbisë. Ky i fundit dyshohet për veprën penale të përgatitjes së vrasjes, duke u prezantuar si person zyrtar.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një pune hetimore disamujore.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, më 5 dhjetor 2024 është kryer bastisje dhe është bërë arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, si në vijim: ‘Përgatitja për kryerjen e vrasjes’, nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’, nga neni 409 i KPRK-së dhe ‘Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Policia e ka ndjekur rastin nga prilli i këtij viti. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika