Një nxënës ka shpuar shokun e tij të klasës me stilolaps në kokë

Një nxënës i klasës së dhjetë ka shpuar në kokë shokun e tij të klasës pas një goditje me stilolaps. Nxënësi është dërguar në emergjencë dhe gjendja e tij tashmë është stabile. Ndërsa, nxënësi i cili ka sulmuar me stilolaps është përjashtuar nga shkolla. Ngjarja ka ndodhur në një Gjimnaz në Prishtinë





Në një klasë të Gjimnazit “Ahmet Gashi” ka ndodhur një rast mjaftë i rëndë por edhe i padëgjuar më parë.

Pas një përleshje mes dy nxënësish njëri ka shpuar tjetrin me stilolaps në kokë, duke e goditur atë.

Të dy nxënësit janë të klasës së dhjetë dhe ngjarja ka ndodhur ditën e hënë.

“Diku rreth orës 15:00, brenda në klasë ka ndodhur në momentin kur nxënësit kanë qenë në pauzë pesë minutshe. Sipas nxënësve që kam bisedu me ta, ka qenë një perleshje, e goditja sipas nxansave gjithmonë ka qenë me një laps kimik”, ka bërë të ditur drejtori i Gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj.

E për nxënësin, i cili ka ushtruar dhunë është marr një vendim nga shkolla.

“Masat menjëherë i kemi marr ndaj nxënësit që e ka goditë, menjëherë është larguar nga shkolla”, ka thënë Metaj.

E pas lëndimit që ka pësuar, nxënësi është dërguar menjëherë në emergjencë.

“Shumë mirë është tashmë, e kemi pranu dhe pastaj e kemi liru pas trajtimin, ka qenë nxënës me uniformë shkolle, nxënësi ka qenë i lënduar në kokë”, ka deklaruar Avdush Bajgora nga Emergjenca.

Vlen të theksohet se për rastin kanë qenë të njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Në gjimnazin “Ahmet Gashi” në Prishtinë vijojnë mësimin mbi 1 mijë nxënës.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika