Një objekt në qendër të Prishtinës përfshihet nga zjarri, nuk ka të lënduar

Një objekt në afërsi të stadiumit të qytetit dhe objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë në orët e mesditës është përfshirë nga zjarri. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është lokalizuar ndërkaq sipas Policisë së Kosovës, asnjë person nuk ka mbetur i lënduar

Në afërsi të objetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të stadiumit të qytetit në Prishtinë, një objekt është përfshirë nga zjarri.

Zjarrëfikësit e Prishtinës për zjarrin u njoftuan në orët e mesditës dhe menjëherë ndërhyn me ekipin e tyre.

…gjatë intervenimit nuk kemi pasur nevojë me e evaku askë se brenda nuk ka qenë askush, por gjithmonë ka bërë përpjekje personi që e ceka që mund të ketë banuar në objektin ku u përfshi zjarri ka bo përpjepkje me i marr gjërat e tij personale, mirëpo me insistimin tonë tu ja rujt shëndetin edhe jetën e tij ne kemi insistu që mos me me lënë me u fut brenda.“- Rrustem Uka – Zv. Udhëheqës i ndërrimit 

Se çka e ka shkaktuar zjarrin që shkaktoi vetëm dëme materiale e jo rrezik për banorët do të kuptohet ditëve në vazhdim.

Pritet tash të vij edhe inspektori i hetimit të zjrarit të fillojë me hetimin se cili është shkaktari i zjarrit, zjarri ka ndodh në këtë hapësirën në këtë shtëpinë e pa banuar të them kështu e cila ka qenë e pa-banuar, pronari është duke u marr tash në pyetje nga organet e hetuesisë, për informata më të hollësishme.“- Lulzim Fushtica – Drejtor i Sigurisë dhe Emergjencave 

Edhe për dëmet materiale do të ketë një vlerësim, por të paktën sipas personit që pretendon të jetë pronari, dëmet janë të konsiderueshme.

Ka shumë sene që kam pasur brenda, tash dikush thotë me shfrytëzu rastin por shihen. Çka po dyshon që e ka shkaktu zjarrin? Po unë po dyshoj te rryme se s’ka çka…Te shohim tash sa të dalin vatergasët çka u djegë, çka, u djegë krejt ajo, u djeg, po shihet.“-Nezir Tasheci – Pronar i shtëpisë

Tasheci thotë se në këtë hapësirë kanë jetuar që nga vitet 80′, meqenëse ka qenë pronë një ndërmarrjeje publike ku kanë punuar bashkë me babain më herët.

Për rastin ka informuar edhe Enis Pllana, Zëdhënës i Policisë së Kosovës për Kryeqytetin, i cili e ka konfirmuar se nuk kanë informacione për persona të lënduar, duke sqaruar se hetimet do t’i sqarojnë rrethanat e zjarrit në këtë objekt.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika