Një person i sulmon me thikë të paktën 11 kalimtarë në Stamboll

Mediet ndërkombëtare po raportojnë se një person ka sulmuar kalimtarët në Stamboll dhe së paku 11 persona janë plagosur. Policia tashmë ka filluar hetimet dhe e ka identifikuar sulmuesin përmes kamerave të sigurisë

Foto e marrë nga mediumi "The Sun"

Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët në Stamboll. Të paktën 11 persona janë plagosur.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë se si sulmuesi ishte duke i sulmuar me thikë kalimtarët.

Viktimat janë dërguar në Spitalin Esenyurt Necmi Kadıoğlu, ndërsa i dyshuari është kapur.

Ekipet e policisë kanë nisur një hetim dhe identifikuan sulmuesin duke ekzaminuar kamerat e sigurisë, sipas Milliyet.

Një nga viktimat, Mehmet Üstel, ka thënë se “Ndërsa po ecja, një person doli përpara. Nxori një thikë dhe një thikë buke, më dukej sikur po bënte shaka kur e pashë për herë të parë”.

“Ma futi në këmbë dhe u largua, menjëherë rashë në tokë, dikë që nuk e kam takuar kurrë në jetë”, ka thënë ai.

“Ai filloi në orën 10:00 dhe më goditi me thikë në orën 13:30. Numri i personave që ka goditur nuk është i qartë”, ka shtuar ai, raporton “The Sun“.

Hasan Karaca, vajza e të cilit Çiğdem mbeti me lëndime në këmbë, ka thënë se “Ai godet me thikë fëmijën tim dhe tenton t’i tërheqë çantën. Ndërhynë dyqanxhinjtë dhe e shpëtuan fëmijën”.

“Ka filluar të godasë me thikë në mëngjes, mund të ketë shkuar në spitale të tjera, nuk ka thënë asgjë, e ka goditur me thikë direkt. Aktualisht vajza ime është e lënduar në këmbën e majtë”, ka thënë Karaca.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika