Një person në Pejë ndalohet 48 orë për dhunim ndaj bashkëshortes

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e bashkëshortes në Pejë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale “Dhunim”.

Brenda afatit ligjor, prokurori do të parashtrojë kërkesën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale.

Viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm pas raportimit të rastit dhe aktualisht ndodhet në shtëpi, e sigurt.

Lajmi është konfirmuar për Dukagjinin nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ndërsa sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti fillimisht ishte iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Pejë 22.02.2026 – 22:00. Me 23.02.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht viktimën femër- bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit  janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit nga rubrika