Një person plagoset në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë, i cili pastaj është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërsa i dyshuari për këtë rast gjendet në arrati

Ilustrim





Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se të enjten e 6 tetorit një person është plagosur me armë zjarri si shkak i një mosmarrëveshjeje në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë.

I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Rr. Memo Mato, Prishtinë 06.10.2022 – 03:35. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi pas një mosmarrëveshjeje është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika