Një person sulmohet me mjet të mprehtë në Gjilan, i dyshuari ende në arrati

Një person është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë të martën e 21 shkurtit në Gjilan.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se personi i dyshuar ende gjendet në arrati.

Viktima pas trajtimit në spitalin e Gjilanit, është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor të mëtutjeshëm.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

 Viktima mashkull kosovar pas pranimit të ndihmës së parë në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit policia ka arrestuar gjithsej 25 persona dhe 17 janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika