Një qytetar në Gjilan njofton se teksa po lëvizte me veturë është goditur katër herë me plumba

Një incident me armë dyshohet se ka ndodhur në Livoq të Epërm, Gjilan, ku një qytetar raportoi se vetura e tij u godit katër herë me plumba nga persona dhe drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një qytetar nga fshati Livoq i Epërm i Gjilanit ka raportuar se teksa ka qenë duke lëvizur me veturë, i është goditur vetura me katër plumba.

Për këtë rasti Policia ka nisur hetimet.

“Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan / 11.08.2024 – 01:03. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë, me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika