Një shtetase e huaj raportohet e zhdukur në Mitrovicë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 16:00.

Me datën 12 janar 2026, një burrë kosovar ka raportuar se viktima, femër shtetase e huaj, është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

Të fundit nga rubrika