Një shtetasi serb i sekuestrohen 20 mijë euro të padeklaruara në Jarinjë

Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 20 mijë euro para të padeklaruara në pikën kufitare të Jarinjës.

Shuma është zbuluar gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që po hynin në territorin e Republikës së Kosovës.

Paratë u gjetën në posedim të një shtetasi serb, i cili nuk kishte bërë deklarimin sipas ligjit në momentin e hyrjes. Sipas autoriteteve, shuma përbëhej kryesisht nga dinarë serbë, ndërsa pjesa tjetër ishte në valutë euro.

Ligji i Kosovës parasheh se çdo shumë mbi 10 mijë euro që hyn ose del nga vendi duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore.

Mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe i nënshtrohet procedurave administrative, ndëshkuese dhe hetimeve të mëtejshme.

Nga Dogana kanë thënë se ky rast tregon përkushtimin e tyre për të parandaluar kontrabandën financiare, pastrimin e parave dhe aktivitetet e tjera të paligjshme që rrezikojnë sigurinë ekonomike të vendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika