Një sirian blen banesë në veri, dyshohet se një serbe ia uzurpoi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një sirian ka raportuar se e kishte blerë banesën nga një grua serbe, por që i është uzurpuar nga një tjetër grua serbe tani

Një sirianit dyshohet se i është uzurpuar prona e tij në veri të Kosovës, nga një serbe.

Ai ka raportuar në polici se pasi e kishte blerë një banesë në veri nga një serbe, një serbe tjetër ia kishte uzurpuar.

Në raportin 24-orësh thuhet se të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si “Uzurpim prone”.

“Ankuesi mashkull sirian ka raportuar se banesën qe e kishte blerë nga një femër serbe, tani është uzurpuar nga një e dyshuar femër serbe. Të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika