Një tërmet me magnitudë 7.2 ka tronditur bregun lindor të Tajvanit

Tajvani është goditur të dielën nga një termet me magnitudë prej 7.2 ballësh. Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-ve, magnituda e tërmetit ka qenë 7.2 ballë, ndërsa agjencia e motit në Tajvan ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë

Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë ka goditur bregun lindor të Tajvanit të dielën e 18 shtatorit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-ve, magnituda e tërmetit ka qenë 7.2 ballë, ndërsa agjencia e motit në Tajvan ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.8 ballë.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo të lënduar, ndërsa nuk dihet akoma për dëme materiale.

Ky nuk është tërmeti i parë në Tajvan, në muajin qershor një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur bregun lindor të Tajvanit, raporton CNN.

Në atë kohë, byroja e motit në Tajvan ka raportuar se thellësia e tërmetit ka qenë 6.8 kilometra, me epiqendër në kontenë Hualien, një pjesë pak e populluar e ishullit.

Në vitet e mëparshme, tërmetet kanë shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve. Ndërkaq në vitin 2016, më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në një tërmet që kishte tronditur Tajvanin jugor.

Në vitin 1999, Tajvani është goditur nga një tërmet i madh me magnitudë 7.3 ballë, kështu duke humbur jetën më shumë se 2 mijë njerëz.

Ndryshe, Tajvani goditet shpesh nga tërmetet sepse ndodhet midis dy pllakave tektonike.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika