Një tërmet me magnitudë 8.8 goditi Rusinë lindore – paralajmërime për cunami në Japoni, Alaska dhe Hawaii

Një tërmet i fuqishëm, me epiqendër në rajonin e Kamçatkës, shkaktoi paralajmërime për cunami në Japoni, Alaska dhe Hawaii.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 8.8 që ndodhi në verilindje të Rusisë të mërkurën në mëngjes.

Atje u raportuan dëme dhe u lëshuan thirrje për evakuime në Gadishullin Kamçatka të Rusisë, epiqendrën e tërmetit.

Një cunami deri në 4 metra u raportua në disa pjesë të rajonit, tha ministri rajonal për situata emergjente Sergei Lebedev.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor paralajmëroi se valë 1 deri në 3 metra mbi nivelin e baticës mund të ndodhin në disa zona bregdetare të Hawaiit, Kilit, Japonisë dhe Ishujve Solomon.

Ndërsa në disa zona bregdetare të Rusisë dhe Ekuadorit, mund të ndodhin valë më shumë se 3 metra.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami për bregdetin e Paqësorit të Japonisë dhe deklaroi se valë deri në 3 metra mund të arrijnë bregdetin e Japonisë veriore.

Në fillim të korrikut, pesë tërmete të forta ndodhën pranë Kamçatkës, më i forti kishte një magnitudë 7.4.

Tërmeti më i madh ishte 20 kilometra i thellë dhe ndodhi 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamçatsky, i cili ka një popullsi prej 180,000 banorësh.

Një tërmet me magnitudë 9.0 në Kamçatka më 4 nëntor 1952 shkaktoi valë 9.1 metra në Hawaii, duke shkaktuar dëme, por jo viktima.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika