Një tjetër i burgosur palestinez vdes në burgun izraelit, numri i përgjithshëm mbi 100

Një tjetër i burgosur palestinez ka humbur jetën në paraburgimin izraelit, thanë sot grupet për çështjet e të burgosurve.

Abdelrahman al-Sabateen, 21-vjeç, banor i qytezës Husan pranë Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor, ka ndërruar jetë në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek në Kudsin Perëndimor, sipas një deklarate të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.

Nuk u dhanë detaje për shkakun e vdekjes së tij. Al-Sabateen ishte arrestuar nga forcat izraelite në qershor të vitit 2025, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Të dy grupet hodhën plotësisht përgjegjësinë mbi autoritetet izraelite të burgjeve për vdekjen e Sabateenit dhe u bënë thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë për të siguruar mbrojtje për të burgosurit.

Ata akuzuan Izraelin për rritjen e shkeljeve kundër palestinezëve në burgjet izraelite, mes raportimeve se numri i vdekjeve po rritet për shkak të kushteve të ashpra, përfshirë privimin nga trajtimi mjekësor dhe keqtrajtimin.

Sipas të dhënave palestineze, mbi 100 të burgosur palestinezë kanë humbur jetën në burgjet izraelite që nga tetori 2023 ndërsa dhjetëra të burgosur nga Gaza mbeten të zhdukur me forcë.

Autoritetet palestineze vlerësojnë se mbi 9.300 palestinezë mbahen në burgjet izraelite, përfshirë më shumë se 50 gra dhe rreth 350 fëmijë, përveç atyre që mbahen në kampet e ushtrisë izraelite.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika