Një vinç bie mbi një veturë në Gjilan, familjarët shpëtojnë pa lëndime serioze

Të enjtën e 28 korrikut moti me shi ka shkaktuar rënien e një vinçi mbi një veturë në Gjilan, brenda së cilës ishin tre persona. Drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli ka konfirmuar se të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetë

Pamje të vinçit që ka rënë mbi veturën në Gjilan

E premtja ka qenë me një mot tipik për stinën e verës në Gjilan, por orët e mbrëmjes të një ditë më parë, nuk ishin kështu.

Shiu i rrëmbzeshëm bashkë me erëra të forta, shkaktuan jo pak dëme në këtë komunë.

Në rrugën “Lufta e Gjilanit 44” disa persona që gjendeshin me veturë afër një kantieri ndërtimi, morën lëndime pasi një prej makinerive për bartjen e materialeve ndërtimore, përfundoi mbi veturën e tyre.

Në rrezik kanë qenë edhe një familje me vajzën e tyre 7-vjeçare në Gjilan, që fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime serioze, pasi një vinç ra mbi veturën e tyre, gjatë kohës kur kishte nisur shi e erëra të forta në këtë komunë. Inspektorati i Punës, pritet të nxjerrë një raport për të parë nëse bëhet fjalë për lëshime gjatë procesit të punës.

Gjendja e veturës pas rënies së vinçit

“Në këtë gjendje ka ardhur kjo veturë që mbrëmë kishte tre persona brenda, përpara se  të binte një vinq si pasojë e erërave të forta dhe shiut”.

Brenda saj gjendeshin një çift me vajzën 7-vjeçare të cilët po kalonin përmes kësaj rruge. Të njejtit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes ekipi i televizionit ka takuar familjarët e të lënduarve që nuk kanë dashur të flasin para kamerës por prapa saj thonë se të dëmtuarit janë duke u trajtuar në shtëpi por ende në gjendje shoku.

Se janë jashtë rrezikut për jetë e ka konfirmuar edhe drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrëfikësit dhe Inspektorati i Punës.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka thënë se Inspektorati, pritet që të nxjerrë një raport për të analizuar arsyet e rënien e vinçit, nëse bëhet fjalë për lëshime në proces të punës, raport që pritet të i përcillet Prokurorisë së Shtetit.

Përveç Gjilanit, me kushte të ngjashme atmosferike janë ballafaquar edhe disa komuna të tjera të vendit.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika