Një vrasje në tentativë në Podujevë, të shtëna drejt një veture në lëvizje

Raporti 24-orësh i PK-së bën të ditur se "ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën në drejtim të tij kishin gjuajtur me armë zjarri i/të dyshuar"

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vrasje në tentativë ka ndodhur në Podujevë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një burrë është sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje me veturën e tij.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale katër gëzhoja si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha.

I/të dyshuar gjenden në arrati, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e 1 gushtit, në orët e para të mëngjesit në Podujevë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika