“Një zollë, dy kallashnikovë, gjashtë granata dore”, qytetari në Lipjan raporton se derisa po hapte një kanal gjeti armë

"Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion"

Policia e Kosovës

Një qytetar në Lipjan ka raportuar se derisa po e hapte një kanal ka gjetur arsenal armësh.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore për deminim dhe FSK-ja në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zollë, dy kallashnikovë, pesë karikatorë dhe një sasi municioni.

“Grackë e vjetër, Lipjan: Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion. Njësitet kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika