NLB Banka shpall fituesen e kampanjës “Paguaj me kartelë NLB VISA” – Udhëtim magjik në Budapest për të ndjekur garën Red Bull Formula!

Me kënaqësi ju njoftojmë se Blerta Brahimaj është fituesja e kampanjës më emocionuese të verës, “Paguaj me kartelë NLB VISA”!  Falë bashkëpunimit me Visa, klientët tanë patën mundësinë të fitojnë një përvojë të paharrueshme – udhëtim për dy persona në Budapest për të ndjekur nga afër garën ikonike Red Bull Formula.

Gjatë periudhës së kampanjës, të gjithë klientët që realizuan 7 transaksione në javë me shumë totale prej 70€, u përfshinë automatikisht në lojën shpërblyese.

NLB Banka falënderon të gjithë klientët që morën pjesë dhe vazhdon të sjellë kampanja inovative që shpërblejnë besimin dhe përdorimin e kartelave moderne bankare.

 Paguaj me kartelë, fito eksperienca që mbahen mend gjithë jetën!