Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Bakut, mposht kundërshtaren belge

Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbejxhanit duke mposhtur kundërshtaren belge, Mina Libeer, në kategorinë deri në 57 kilogramë

Pamje nga gara mes xhudistes Gjakova dhe Libeer





Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, të premten e katër nëntorit ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam-in që po zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Këtë medalje të bronztë, xhudistja Gjakova, e fitoi pas asaj të argjendës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Medaljen e bronztë, xhudistja nga Peja, e fitoi në kategorinë deri në 57 kilogramë duke e mposhtur kundërshtaren belge, Mina Libeer.

Ndërsa në çerekfinale, xhudistja Nora Gjakova është mposhtur nga britanikja Lele Nairne.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika