Nora Gjakova u lëndua në ndeshje, nuk do të paraqitet në finale

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova nuk do të paraqitet në finalen e Grand Slamit, sepse ka pësuar lëndime gjatë ndeshjes me kundërshtaren serben, Marica Perishiq

Nora Gjakova nuk do të paraqitet në finalen e Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit, pasi ka pësuar lëndime gjatë ndeshjes me kundërshtaren serbe, Marica Perishiq.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës.

“Nora Gjakova ishte e pandalshme deri në finale të Grand Slam Baku 2024, ku për arsye të lëndimit është detyruar ta ndërprejë garën dhe të marrë medaljen e argjendtë”, thuhet në njoftim.

Nora Gjakova, xhudistja nga Kosova, ka triumfuar në Grand Slam të Bakut, duke mposhtur xhudisten serbe në çerekfinale dhe siguruar vendin në gjysmëfinale.

Lexo dhe: Nora Gjakova mposht kundërshtaren serbe, kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit në Baku

Gjakova i ka fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika