Norvegjia akuzon hakerat pro-rusë për sabotimin e digës

Katër muaj pas incidentit të rëndë në një digë në Norvegji, autoritetet norvegjeze kanë deklaruar se përgjegjës për sabotimin janë hakerë pro-rusë.

Shefja e Shërbimit të Sigurisë së Policisë, Beate Gangas, në një konferencë për media tha se hakerat morën përkohësisht kontrollin e sistemit dixhital të digës, duke hapur një portë dhe lëshuar rreth 500 litra ujë në sekondë për katër orë, derisa sulmi u zbulua dhe u ndalua.

Sipas saj, ky incident është pjesë e një vale të re sulmesh kibernetike kundër vendeve perëndimore, të cilat synojnë të nxisin frikë dhe destabilitet.

“Aktorët shtetërorë shpesh përdorin grupe të tjera për të hyrë në objekte dhe për të treguar ‘shikoni çfarë mund të bëjmë’, përpara se të mburren për këtë më pas”, theksoi Gangas, duke paralajmëruar se rreziku i sulmeve të tilla pritet të rritet në Norvegji dhe në shtete të tjera evropiane.

Zyrtarët perëndimorë kanë akuzuar prej kohësh Rusinë dhe përfaqësuesit e saj për një sërë sulmesh dhe incidentesh, që nga vandalizmi e zjarrvëniet deri te tentativat për vrasje.

Në rastin e prillit, hakerat fituan akses në sistemin që kontrollonte nga distanca një valvul të digës, duke rritur në mënyrë të qëllimshme rrjedhën e ujit.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika