Nrecaj për parafushatën e partive: Ambalazh i ri, përmbajtje e vjetër

Juristi Anton Nrecaj ka shprehur kritika ndaj parafushatës së partive politike, duke thënë se, përkundër ambalazhit të ri, përmbajtja e tyre ka mbetur e njëjtë.

Në FIVE në TV Dukagjini, Nrecaj ka thënë se, edhe pse emrat e fushatave kanë ndryshuar, partitë politike vazhdojnë të përdorin të njëjtën gjuhë të ashpër dhe denigruese kundër njëra-tjetrës.

“Po e nisi me një thënie që e përmbledh krejt para fushatën. Ambalazh i ri, përmbajtje e vjetër. Do të thotë asgjë nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm emërtimi i fushatës i secilës parti politike. E kemi të njëjtën ashpërsi, të njëjtën gjuhë që përdorët kundër njëra tjetrës. Partitë politike njëjtën gjuhë që sot nuk flasin për programe, nuk flasin për aspektin e zhvillimit ekonomik, për respektimin e të drejtave të njeriut, fuqizimin e sistemit të drejtësisë. Por flasin për çështje që në parim janë dytësore, që nuk janë primare për qytetarin. Përdoret kjo gjuha denigruese, madje shohim që ka tejkaluar edhe gjuhën  politikës, gjuhë e cila nuk guxon të tolerohet…

Unë e shoh e shoh një gjuhë më të butë nga tre-katër persona, që janë si të themi, koka e LVV-së. Mirëpo nga ana tjetër shohim që eksponentë që e përfaqësojnë LVV-në kanë pothuajse të njëjtën gjuhë. Në disa segmente edhe më të ashpra. Gjuhë e cila po të kishim një sistem të drejtësisë, një prokurori funksionale, do të inicionte procedurat sipas detyrës zyrtare, për nxitje të rrues dhe mosdurimit. Pjesa e mosdurimit nga gupet militante të partive politike është duke u ashpërsuar”, ka thënë Nrecaj.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika