“Nuk është dorëzuar Kurti”, Lulzim Hetemi: Duhet t’i rezistojmë Serbisë, ndërkombëtarëve duhet me u thënë jo ndonjëherë

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është dorëzuar që “lejoi” peticionin për shkarkimin e tij dhe të tre kryetarëve të tjerë në veri të vendit

“Nuk besoj që u dorëzu”.

Kështu është përgjigjur kryetari i Leposaviqit, Lulzim hetemi, se a është dorëzuar kryeministri, Albin Kurti, “që lejoi peticionin” për shkarkimin e tij dhe të tre kryetarëve të tjerë në veri në vendit.

Hetemi ka thënë se duhet me qenë më këmbëngulës dhe duhet t’i rezistojmë Serbisë, duke shtuar se edhe ndërkombëtarëve ndonjëherë duhet t’u thuhet “jo”.

“Duhet me qenë pak më këmbëngulës edhe çka të lypë Serbia edhe me thonë ne jo, është e kryer punë, ne duhet me i rezistu. Pa marrë parasysh situatës edhe ndërkombëtarëve dhe miqve, ndonjëherë duhet më iu thanë jo… moment ma të rrezikshëm nuk mundën me veçu diçka, 1 muaj e gjysmë kemi qenë të rrethuar prej kriminale prej Listave Serbe… Edhe inteligjenca amerikane ka qenë, edhe e Kosovës edhe njësitë e Policisë. Por, me arrestimin e disa kriminelëve kryesorë, sidomos kur ka ndodhë Banjska, për neve situata ka qenë e jashtëzakonshme ”, ka thënë Hetemi në një intervistë në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se peticioni i nënshkruar për inicimin e shkarkimit të kryetarit Hetemi është dorëzuar gjatë ditës së hënë në komunë.

Hetemi u ndihmua nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës që të futej në zyrën e tij, mëngjesin e hershëm të 29 majit të viti të kaluar, dhe që nga ajo ditë përreth 7 muaj nuk doli nga objekti i komunës.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika