“Nuk jam avokat i Agim Ademit”, Arbnor Morina paralajmëron se do të lëshojë studion e “Dueli Sportiv”

Trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina, ka paralajmëruar në fillim të emisionit se do të lëshojë studion e 'Dueli Sportiv' në RTV Dukagjini

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ po diskutohet rreth kategorizimit të sporteve për vitin 2024 nga Ministria, Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Teksa, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka rënë në Kategorinë B, me 83.5 pikë.

Për këtë temë nuk po pajtohen trajneri, Arbnor Morina dhe ish-futbollisti, Taulant Dajaku.

Në një moment Morina paralajmëroi se do të lëshojë studion e emisionit ‘Dueli Sportiv’.

”Nëse s’ju vlen mendimi jem, emisioni i juaj ec pa mu nuk është problem. Prapë duhet të lidhem me Taulantin. Taulant, ka lojë që janë organizuar në Kosovë, unë prapë po e them se nuk jam avokat i Federatës, as i Agim Ademit, as i Fadil Vokrrit, as i kujt po dëshiron të bëhet kryetar, unë jam me futboll. E kam thënë një mijë herë, përsëri po e them,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni videon e plotë nga ky moment.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika