Nuk ka kourum për votimin e projektligjit për pagë minimale, ndërpritet seanca

Në mungesë të kourumit, nuk kalon mocioni i PDK-së për shtyrjen e votimit të pagës minimale

Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum për ta votuar Projektligjin për Pagën Minimale, pro tij  votuan 51 deputetë.

Nga 61 deputetë që i ka partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, në seancë kishin marrë pjesë vetëm 51, ndërkaq një nga deputetët e tyre, Fatmir Humolli, nuk kishte votuar për ndryshimet e projektligjit për pagën minimale.

Ndërsa, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) e të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) e lëshuan sallën e Kuvendit.

E për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi ndërpreu punën.

Për këtë mocion kishte përplasje në mes të deputetëve të opozitës dhe Adnan Rrustemit deputet i LVV-së.

Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se Kuvendi nuk mund ta ndërrojë rendin e ditës pa e rrëzuar mocionin.

“Kuvendi ka një mocion që është delikat dhe i ndishëm, kuvendi nuk mund t’i vazhdojë punimet pa u marrë një vendim a kalon apo rrëzohet mocioni. VV duhet të ndajë mendjen cfarë po dëshiron. Më herët kemi pasur kompromis të vazhdojmë, sot kërkojmë të marr vendim a kalon apo jo mocioni, i propozuar nga deputeti Tahiri. Puna nuk mund të vazhdojë, nëse nuk rrëzohet mocioni”, ka thënë Gashi.

Atij iu përgjigj deputeti i VV-së Adnan Rrustemi, i cili tha se nuk ndërrohet rendi i ditës në mënyrën si po e kërkojnë deputetët e opozitës

“Meqenëse mocioni nuk kaloi, ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Rendi i ditës ndryshon vetëm me mocion procedural”, ka thënë ai.

Atij iu kundërpërgjigj Arben Gashi i LDK-së, duke i thënë se ai nuk e njeh rregulloren.

“Zotnija nuk e njeh hiç këtë rregullore. Këtu 7 seanca të pambyllura nuk janë dashur të ndodhin, por ka ndodhur se kemi pasur mirëkuptim, mirëkuptimin tash ky dëshiron ta bëjë normë, kjo nuk mund të bëhet normë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika