Numri i të vdekurve nga tërmeti kalon mbi 33 mijë

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 mijë e 605, ka thënë të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM, shkruan CNN, ndërsa në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve është tre mijë e 576

Pamje nga tërmeti në Siri

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar mbi 33 mijë e 181.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 mijë e 605, ka thënë të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM, shkruan CNN.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve është tre mijë e 576, duke përfshirë dy mijë 168 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile ‘Helmetat e Bardha’, dhe një mijë e 408 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar, pasi kanë kaluar më shumë se tri ditë që nga goditja nga tërmetet.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hataitit, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika