Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri arrin në mbi 17 mijë

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar mbi 17 mijë

Tërmeti në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar mbi 17 mijë.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar, pasi kanë kaluar më shumë se tri ditë që nga goditja nga tërmetet.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Në Turqi, mbi 60,000 njerëz janë plagosur dhe më shumë se 17 mijë kanë humbur jetën, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive.

Në Siri janë raportuar mbi 2,900 viktima.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hataitit, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika