Nura ngushëllon familjet pas aksidentit në të cilin humbën jetën një grua dhe një fëmijë

Pas aksidentit tragjik ku humbën jetën një grua dhe një fëmijë 7-vjeçar, ka reaguar kryetari i Skenderajt, Fadil Nura

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura

Pas aksidentit tragjik në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit, në të cilin dy persona kanë humbur jetën, kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, teksa është shprehur i prekur nga rasti, ka ngushëlluar famijet për humbjen e tyre.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se dy viktimat, një grua dhe një fëmijë shtatëvjeçar janë nga komuna e Skenderajt.

“I prekur thellësisht në shpirt pas aksidentit të sotëm, ku humbëm dy qyterarë të komunës sonë, një nënë e dy fëmijëve dhe një 7-vjeçar. Në këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen me familjet, dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve. Shpirti i tyre u prehtë në paqen e Zotit”, ka shkruar Nura.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e dy personave në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit, si pasojë e një aksidenti trafiku.

Kështu ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para, bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident, dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas Borovcit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ai ka theksuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve, që kanë sjellë deri te aksidenti.​

Policia konfirmon vdekjen e dy personave në aksidentin në Gllobar të Drenasit

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika