Nuredin Rexhepi i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Lojtari Nuredin Rexhepi së fundmi është bërë pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku deri tani ishte pjesë e Gjermanisë U17

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe Lojtari Nuredin Rexhepi

Lojtari me origjinë shqiptare, Nuredin Rexhepi, i është përgjigjur pozitivisht ftesës për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës. Rexhepi ka 17 vjet dhe është qendërmbrojtës i skuadrës VfB Stuttgart.

Prezantimin e Rexhepit e ka bërë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ndodhet në Gjermani në një vizitë zyrtare.

“Sot dua të ndaj me të gjithë ju një tjetër lajm të mrekullueshëm, pasi talenti i ri, Nuredin Rexhepi, tashmë do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Nuredini është një 17-vjeçar, shumë premtues, qendërmbrojtës i ekipit të VfB Stuttgart. Nuredini, i cili deri tash ka qenë pjesë e Kombëtares U17 të Gjermanisë, ka vendosur të luajë me gjithë zemër për Kombëtaren e Kosovës. Ky vendim i vlefshëm është marrë nga Nuredini dhe familja e tij, duke shprehur dëshirën e tyre të flaktë për ta përfaqësuar vendin e tyre”, ka shkruar Ademi.

Rexhepi ka realizuar 16 paraqitje me skuadrën e VfB Stuttgart, ku në shumicën prej tyre ka qenë startues, dhe në këto 16 paraqitje ka realizuar katër gola.

Tani mbetet që Nuredin Rexhepi t’i nënshtrohet procedurave të zakonshme dhe të pajiset me shtetësinë e Kosovës, në mënyrë që të ketë të drejtë për t’u paraqitur në fanellën e Kombëtares dardane.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika