Nurellari: Kurtit nuk i pengon takimi me Vuçiqin, i turpshëm refuzimi ndaj Ramës

Politologu nga Shqipëria, Adri Nurellari, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me refuzimin e tij për t’u takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama

Adri Nurellari, politolog

Politologu nga Shqipëria, Adri Nurellari, e ka kritikuar rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Nurellar në “Five”, tha se Kurtit nuk i pengon të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sa herë që e organizojnë ndërkombëtarët, derisa e cilësoi të turpshëm vendimin e tij për të mos u takuar me Ramën.

Arsyetimet e Kurtit, i cili tha se së pari duhet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e pastaj të ndodh takimi dypalësh, Nurellari i cilësoi si fëmijërore dhe të papërgjegjshme.

“Është ngjarje dramatike, pikëlluese, përderisa kryeministri Kurtit nuk i pengon nëse organizojnë ndërkombëtarët ta takojë Vuçiqin, është e turpshme të mos e takojë kryeministrin  e Shqipërisë. Argumentet që po përdoren janë po ashtu qesharake, fëmijërore, të thuhet që nuk po e takoj se anulove mbledhjen, dy nipat e mi kur ishin të vegjël, kështu ziheshin me njëri-tjetrin, çfarë argumenti është ky kur bëhet fjalë për çështje shtetërore dhe kombëtare. Është sjellje e papërgjegjshme, me këtë logjikë nuk udhëhiqet vendi”, tha ai.

Nurellari tha se Tirana dhe Prishtina asnjëherë më parë nuk kanë pasur më pak bashkëpunim sesa tash.

“Qasje arrogante e Kurtit, që konfliktohet me këdo që nuk i përmbush tekat e tij dhe që nuk mendon njësoj si ai. Qesharake situata ku Kurti e con vendin nga një ithtar që i quajte tradhtar atyre që nuk punonin për bashkim kombëtar, në një situatë ku Tirana dhe Prishtina kanë minimum bashkëpunimi”, tha ai.

Ai u shpreh se Kurti duhet t’i lërë hatërmbetjet anash për “hir të diçkaje më të madhe”, derisa e akuzoi se ai po “e trajton politikën si çështje të egos së tij personale”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika